Nobel-in në Mjekësi e fitojnë tre shkencëtarë, zbulimi i tyre lidhet me...

Nobel-in në Mjekësi e fitojnë tre shkencëtarë, zbulimi i tyre lidhet me oksigjenin në trup

84
0
Shares

Këtë vit Nobelin në mjekësi e fituan tre shkenctarët,  William Kaelin, Peter Ratcliffe dhe Gregg Semenza. Të tre së bashku zbuluan se si qelizat kuptojnë dhe përshtaten me disponueshmërinë e oksigjenit që arrijnë të sigurojnë.

Sipas “The Guardian”, Asambleja ‘’Nobel’’ e Institutit ‘’Karolinska’’ vendosi të vlerësonte 3 studiuesit në fjalë për punën studimore dhe vëzhguese të kryera për ‘’mënyrën se si qelizat ndiejnë ose i përshtaten qarkullimit të oksigjenit’’.

Ata zbuluan se kur nivelet e oksigjenit bien, nivelet e një kompleksi proteinash (të quajtur HIF) rriten. Në kushte normale të oksigjenit, HIF shkatërrohet me shpejtësi – por në kushte të ulët oksigjeni ndërtohet nga fillimi. Me rëndësi ky kompleks lidhet me segmentet e ADN-së afër gjenit për EPO, duke rregulluar shprehjen e gjenit dhe kështu nivelet e EPO.

Studiuesit treguan se si HIF modifikohet në kushte normale në mënyrë që të mos prishet me shpejtësi brenda qelizave, duke zbuluar rolin kryesor të enzimave të ndjeshme ndaj oksigjenit.

Për shkak të zbulimit të tyre, shkencëtarët do të marrin një çmim prej 9 milion kurorave suedeze ose ndryshe 913,000 dollarë. Çmimet ‘Nobel’ jepen gjithashtu dhe për Paqen dhe Letërsinë. Këto çmime prestigjioze ndërkombëtare jepen që prej vitit 1901.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY