Ish-komandoja i preu kokën fqinjit, familjarët akuza gjyqtarit: Voda drejt lirimit nga...

Ish-komandoja i preu kokën fqinjit, familjarët akuza gjyqtarit: Voda drejt lirimit nga burgu

103
0
Shares

Familjarët e Nesim Hoxhës  kanë akuzuar gjyqtarin e Gjykatës së Përmetit Dritan Hasanin, se në bashkëpunim me Prokurorinë Përmet si dhe Institutin e Mjekësisë Ligjore Tiranë, po bëjnë gati lirimin e të arrestuarit, Alban Vodës.

Ky i fundit është personi i akuzuar se më 5 mars të 2017 vrau duke i prerë kokën, fqinjit të tij,  66-vjeçarit Nesim Hoxha në fshatin Ujëmirë në Bashkinë Këlcyrë.

“Zyrtarët të drejtësisë po përdorin si formë për lirimin e Alban Vodës, përgatitjen e një raporti mjekësor”-shprehet i irrituar vëllai i viktimës Shyqyri Hoxha i cili premton se nuk do ta lërë me kaq këtë çështje. Vëllai i viktimës kërkon nga Ministria e Drejtësisë dhe organizmat shtetërore, parandalimin e këtij skandali në të kundërt do të shkohet drejt vetëgjyqësisë.

Ngjarja e ndodhur në 2017

Goditja me thikë nga Alban Voda në trupin e të ndjerit, ka qenë fatale, çka i shkaktoi vdekjen e menjëhershme. Mjeti prerës metalik është përdorur nga 30-vjeçari në një moment gjaknxehtësie e sipër fill pasi pensionisti dyshohet se e ka ofenduar, duke e etiketuar si të çmendur.

Kaq ka mjaftuar që Voda të nxjerrë thikën dhe e ka qëlluar atë me një goditje të vetme në qafë. Pak orë pas ngjarjes, Voda u arrestua nga Policia, pasi u gjet në një vend të veçuar afër qendrës së fshatit ku, me sa duket, priste grupin e gatshëm ta arrestonte.
Patrulla “Shqiponja” e mbërritur nga Gjirokastra, prangosi të riun, i cili ka një fizik të fortë falë edhe stërvitjeve dhe teknikave që ka përdorur, kur ka qenë me mision paqeruajtës në repartin komando në Afganistan apo dhe Irak. Ky veprim u konsiderua i ndërmarrë në kushtet e depresionit, pasi ish komandoja i Afganistanit, ishte nën efektin e lëndëve psikotrope.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY