EMRAT/ Aksident me dy të vdekur në Elbasan, ja kush janë viktimat

EMRAT/ Aksident me dy të vdekur në Elbasan, ja kush janë viktimat

163
0
Shares

Dy persona kanë humbur jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik në Elbasan.

Sipas policisë, aksidenti u regjistrua në fshatin Selitë, ndërsa mësohet se viktimat janë Agron Shermlli, 48 vjeç dhe Agim Menci 50 vjeç.

Nuk dihen ende rrethanat e aksidentit, ndërkohë policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Cërrik/ Informacion paraprak 

Në fshatin Kamuna,  Cërrik, është përplasur mjeti tip “Benz”,  me drejtues shtetasin D. Sh., banues në Cërrik,  me mjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin A.H., banues në fshatin Kamuna, Cërrik, dhe një  karrocë me drejtues shtetasin A.M., banues në fshatin Linas,  Cerrik.

Si pasojë e aksidentit kanë ndërruar jetë shtetasi A.Sh., 48 vjeç,  banues në fshatin Lumas, Cërrik,  i cili ishte pasagjer në një nga automjetet si  dhe shtetasi A. M., ( drejtuesi i karocës).

Ndërsa dy drejtuesit e automjeteve, ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY