E ankoruar në portin e Sarandës, kontrolli në anije zbulon kapitenin turk,...

E ankoruar në portin e Sarandës, kontrolli në anije zbulon kapitenin turk, ja çfarë kishte fshehur brenda

74
0
Shares

Një anije e ankoruar në portin e Sarandës i është ushtruar kontrollit të policisë, nga ku janë arrestuar dhe dy shtetas turq.

Uniformat blu njoftojnë se ka rënë në pranga kapiteni i anijes, 40-vjeçari E. A., si dhe 31-vjeçari N. I., i cili ishte fshehur brenda mjetit lundrues dhe rezultonte të ishte me dokumente false.

Njoftimi i policisë:

Sarandë,

Policia Kufitare në bashkëpunim me Seksionin e Krimeve pranë Komisariatit të Policisë Sarandë kanë arrestuar në flagrancë dy shtetas turq:

• N.I., 31 vjeç, banues në Bodrum,Turqi.
• E.A., 40 vjeç, banues në Bodrum, Turqi.

Policia Kufitare në bashkëpunim me Seksionin e Krimit pranë Komisariatit Sarandë, pas hetimeve dhe verifikimeve të kryera, si dhe pas kontrollit të ushtruar në anijen e ankoruar në Portin e Sarandës me kapiten shtetasin E.A, ka rezultuar se është gjetur i fshehur brenda këtij mjeti lundrues shtetasi N.I, ku pas kontrollit personal këtij të fundit i janë gjetur dokumente të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara.

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të shtetasit N.I për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, si dhe në ngarkim të shtetasit E.A për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY