Dalin shifrat e votuesve në Kosovë, diplomati suedez jep parashikimin pas zgjedhjeve

Dalin shifrat e votuesve në Kosovë, diplomati suedez jep parashikimin pas zgjedhjeve

92
0
Shares

Diplomati suedez, Karl Bild, ka komentuar procesin e zgjedhjeve që sot po mbahen në Kosovë. Përmes një shkrimi në Twitter, Bild ka shkruar se qytetarët e Kosovës votojnë sot për të zgjedhur parlamentin e ri.

I njëjti ka shkruar se me krijimin e qeverisë së re, shpreson që të adresohen çështjet e pazgjidhura rajonale.

Sot votuesit në Kosovë shkojnë në kutitë e votimeve për të zgjedhur një parlament të ri. Pas zgjedhjes së qeverisë së re, shpresojmë të adresohen çështjet e pazgjidhura në rajon”, ka shkruar ai në Twitter.

Këto komente Bild i ka bërë derisa ka shpërndarë thirrjen e GLPS-së për të dalë sa më shumë në votime.

Rreth 543 mijë e 350 është numri i votuesve deri tani nga 1 milionë e 937 mijë e 867 te cilet u janë drejtuar kutive të votimit. Sipas statistikave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, komunat me dalje më të madhe të qytetarëve në votime janë Leposaviqi, Zveçani, Zubin Potoku, Shtërpca e Mitrovica e Veriut.

Ndërkohë, komunat me dalje më të vogël të qytetarëve në votime janë Dragashi dhe Hani i Elezit. Të drejtë vote në këto zgjedhje kanë 1 milionë e 937 mijë e 868 persona.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY