“Vuan njësoj si nëna ime, pasojat mund të jenë të tmerrshme”, Princ...

“Vuan njësoj si nëna ime, pasojat mund të jenë të tmerrshme”, Princ Harry padit 3 tabloidet angleze

73
0
Shares

Princ Harry e ka marrë seriozisht “betejën e tij” ndaj tabloideve dhe shtypit britanik. Sipas Princit, gazetat e kanë tepruar me shkrimet ndaj gruas së tij, Meghan Markle, dhe ndaj tyre kanë filluar paditë.

Shkak është bërë ruajtja e privatësisë së tyre, ndaj duka dhe dukesha e Sussex kanë paditur disa prej mediave të njohura britanike. Në fillim ata paditën “Mail on Sunday” dhe tashmë i ka ardhur radha ‘The Sun’ dhe ‘Daily Mirror’ .

Meghan vuan njësoj si nëna ime dhe pasojat mund të jenë të tmerrshme,” -shpjegoi Harry. Dhe sic e dimë të gjithë çështjet familjare të Meghan-it kanë qenë në qendër të vëmendjes së mediave në Britaninë e Madhe. Në muajin shkurt kjo tabloid publikoi letrën private që dukesha ia kishte shkruar babait të saj Thomas Markle, pak kohë pas dasmës së saj me princ Harry.

“Frika ime më e madhe është që historia të përsëritet, kam parë se cfarë ndodh kur imazhi i një përsoni shihet si një mall për të buruar lajme dhe nuk konsiderohet më një qenie njerëzore”- ka thënë pak ditë më parë Harry.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY