Salianji: Presioni” i Rama-Braçes ndaj prokurorit dhe gjykatësit është show dhe grackë

Salianji: Presioni” i Rama-Braçes ndaj prokurorit dhe gjykatësit është show dhe grackë

40
0
Shares

Mazhoranca dhe opozita kanë vijuar me akuzat dhe replikat lidhur me çëshjen gjyqësore ku përfshihet prokurori i cilesuar nga Rilindasit si bashkepunëtor i krimit.

Teksa PD sot i kerkoi Rames te jape arsyen se pse nuk e arreston prokurorin, nga ana tjetër ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji, i ka quajtur show dhe grackë, reagimet e kryeministrit Rama dhe zëvendëskryeministrit, Erjon Braçe, pas arrestimit ish kreu i Kadastres se Durresit, Lirodon Pula.

Në facebook, Salianji shkruan se e gjitha është përpjekje për të propaganduar se Shqipëria ka institucione që nuk i nënshtrohen dhe nuk kontrollohen nga qeveria.

Postimi i plotë:  

“Presioni” i Rama-Braçes ndaj prokurorit dhe gjykatës është show dhe grackë.

Është përpjekja për të propoganduar që në Shqipëri ka pushtete dhe institucione që nuk i nënshtrohen dhe nuk kontrollohen nga qeveria.

Është fillimi i një spinimi që çdo gatitje e nesërme me sfond politik apo për interesa të qeverisë të shitet si funksionim i drejtësisë.

Sot prokuroria dhe gjykatat kontrollohen tërësisht nga Rama.

Ulërimat e Ramës dhe shoët me kamera të zëvendesit të tij provojnë që nuk kanë merakun e zyrtarit që arrestuan vetë dhe as merkaun e gjyqësorit që i reziston qeverisë por efektin propogandues që ky akt do të sjellë sot e ditët në vijim.

Kushdo sot nê Shqipëri e di që Rama dhe shtojcat e tij nuk kanë nevojë të mbyllin apo hapin një çështje në sy të publikut. Kërcënimi, shantazhi, joshja apo blerja e gjyqtareve dhe prokurorëve bëhet pa zhurme dhe në skuta jo para kamerave, fiks siç ndodhi me më tê fundit raste, dosjet 339 dhe 184 dhe cdo dosje tjeter krimi dhe korrupsioni që është mbyllur.

Askush smund të ketë iluzionin se kjo nuk ishte një akt i mirëfilltë propogandistik për gjasme gjyqësorin e pavarur dhe për luftën e madhe të qeverisë për drejtësi. Ditët e ardhshme do ta tregojnë, shkrimet dhe zhvendosja e vëmendjes ketu nga të paguarit e qeverise do ta vertetoj edhe me shpejt

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY