Shehi i përgjigjet Ramës pas përqeshjes: Ky kryeministër është i rrjedhur! Merr...

Shehi i përgjigjet Ramës pas përqeshjes: Ky kryeministër është i rrjedhur! Merr drogë apo s’merr drogë është punë për të

142
0
Shares

Dashamir Shehi ka reguar pas përqeshjes së ulët të kryeministrit Edi Rama, i cili nuk ngurroi të bente qesharakun para te gjithe publikut shqiptar.

Shehi i është përgjigjur Edi Ramës, teksa ky i fundit shtrembëroi fytyrën kur po fliste per zgjidhjen e krizes duke bere nje kopje te shemtuar të kreut të LZHK-së.

Dashi ka deklaruar se Rama është një njeri i rrjedhur dhe i keq pasi po vjedh shqiptarët. Ai ka theksuar se populli shqiptar e njeh shumë mirë atë dhe Ramës se kush janë dhe cilat kanë marrë për gra.

“Jam mësuar me Ramën, nuk është hera e parë. Merr drogë apo s’merr drogë është punë për të. Unë me PS-në jam marrë në rrafshin politik. Ky kryeministër është i keq, është i rrjedhur nuk është njëri normal këtu. Ky u bë vite që grabit në mënyrë të vazhdueshme shtetin, i ndal lekët me oligarkët. Do ta pranojme edhe kështu nuk do na prektë paratë. Kush pret që ne do të nevrikosemi dhe do të hymë në rrjedhën e batutave, ne nuk i hymë kësaj pune, ne merremi me politikë. Ku bën ligje për të grabitur vendin. Prandaj i djeg Ramës kjo që them unë, nuk merrem se ç’bën ky me jetën e tij. Rama më rezulton në histori se është krye-hajduti më i madh.  Rama sulmon ata që i duken më të rrezikshëm. Na njohin të gjithë, ku banojmë, kë kemi për gra, na njohin të gjithë”, u shpreh Dashamir Shehi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY