Policia e Krujës bie në gjurmët e 50-vjeçarit, i gjejnë 19 kg...

Policia e Krujës bie në gjurmët e 50-vjeçarit, i gjejnë 19 kg kanabis në banesë

57
0
Shares

Vijojnë të denoncohen rastet e kapjes së personave me drogë.  Policia e Krujës ka arrestuar një 50-vjeçari pasi në banesën e tij iu gjetën 19 kg kanabis.

Në kuadër të operacionit policor të koduar  “Derveni 2” u arrestua shtetasi A. Gj., 50 vjeç.

“Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative nga Strukturat Policore se një shtetas në fshatin Derven ushtron veprimtari të paligjshme në fushën e lëndëve narkotike, menjëherë u organizuan Shërbimet duke e goditur këtë rast dhe arrestuar në flagrancë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, shtetasin A. Gj., 50 vjeç.  Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale rreth 19 kg lëndë narkotike e dyshuar Canabis Sativa, tre aparate celularë dhe DVR”, sqaron policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY