Nusja helmoi vjehrrën, Prokuroria kërkon 35 vite burg për Marjana Cmetën

0Shares
0

Prokuroria ka kërkuar 35 vite burg për Marjana Çmetën, nusen e cila akuzohet se vrau vjehrrën e saj, Lirie Lami në Kamëz, ngjarje e ndodhur më 30 prill të vitit 2018.

Ngjarja ndodhi më 30 prill 2017 në Kamëz, ku u raportua e vrarë Lirije Lami. Pas hetimeve gati 1-vjeçare të policisë rezultoi se autore e dyshuar e vrasjes së saj ishte nusja, në atë kohë bashkëshortja e djalit të viktimës, e cila u arrestua më 13 mars të 2018.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë në atë kohë, Agim Lami (bashkëshorti i viktimës), Arben Saliu (kushëriri i Agimit ) dhe Hysen Shehu, hoxha që ka xhiruar rrëfimin e Cmetës, kanë qenë në dijeni të ngjarjes se ndodhur dhe autorësisë së saj, dhe nuk kanë kallëzuar pranë organeve kompetente duke fshehur ngjarjen.

Krimin e rëndë, Çmeta e ka rrëfyer edhe para hoxhës Hysen Shehu, të cili i tregoi se si e kishte bërë vjehrrën të pinte “lëngun” duke i thënë se ishte një pije e që e konsumonin të gjithë për të shmangur sherret në familje.

Por në fakt, lëngu ishte ishte fostoksinë. Hoxha e regjistroi të renë dhe e denoncoi në polici. Video-regjistrimi u pa edhe nga Olti Lami, djali i viktimës dhe ish-bashkëshorti i autores së krimit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

Leni një përgjigje