“Audienca e Syrit e frikëson Ramën”, Këlliçi: Do të ekzekutojë median që...

“Audienca e Syrit e frikëson Ramën”, Këlliçi: Do të ekzekutojë median që po u mban hapur sytë shqiptarëve

68
0
Shares

Ka disa javë që kryeministri Edi Rama ka filluar një “betejë” me portalin e lajmeve Syri.net, duke gjetur çdo ditë pretekst për ta sulmuar në punën që ata bëjnë.

Pas kontrolleve në redaksi apo dhe sulmeve ndaj gazetarëve, tanimë portali vijon te jetë në shënjestër për të gjetur arsye që kjo media të mbyllet.

Belind Këlliçi, një prej zërave të fortë të opozitës, e ka komentuar kete qendrim te qeverise ndaj Syri.net, duke shkruar se Edi Rama po perpiqet ta ekzekutojë në çdo formë e mënyrë.

E mbani mend se cfare beri me Agon Channel qe nuk e nenshtroi dot Edi Rama?! E mbylli dhe tani duhet te paguaje 100 milione euro nga taksat tona. Te njejten gje kerkon te beje dhe me syrin qe po u mban hapur syte shqiptareve. Audienca e syrit e frikeson Ramen dhe prandaj ka rikthyer nenin famekeq te diktatures per agjitacion e propagande”, thekson Këlliçi.

Ne reagimin e tij, kreu i FRPD, thotë se keto perpjekje janë të dështuara, pasi popullit nuk mundet dot t’iu mbyllet syri para gjithë këtyre ndodhive.

REAGIMI I KELLICIT

Ke nuk e kontrollon dot, Edi Rama kerkon ta “ekzekutoje” me cdo forme e menyre! Armiqesia e Rames me mediat eshte nje fakt boterisht i njohur. Sot e vetmja media qe nuk eshte nen kembet e tij, fatkeqesisht ka mbetur syri.net. Te tjerat i ka blere me koncesione, tendera, duke u falur evazionin, punen ne te zeze, etj, menyra qe Rama nuk i kursen kur vjen puna per t’u mbyllur gojen.

E mbani mend se cfare beri me Agon Channel qe nuk e nenshtroi dot Edi Rama?! E mbylli dhe tani duhet te paguaje 100 milione euro nga taksat tona. Te njejten gje kerkon te beje dhe me syrin qe po u mban hapur syte shqiptareve. Audienca e syrit e frikeson Ramen dhe prandaj ka rikthyer nenin famekeq te diktatures per agjitacion e propagande. Me kete nen ai kerkon te “ekzekutoje” dhe syrin.

Pra me pak fjale deleve sic e quan ai popullin, kerkon t’u mbylle syte qe te mos shohin rikanabizimin e Shqiperise, nga jugu ne veri, tonelatat e kokaines qe mberrijne ne portet tona, ku dhe ato ngarkesa qe kapen e gjurmohen jane fale punes se amerikaneve, te mos shohin kriminelet ne qeverisje dhe korrupsionin galopant me PPP e famshme. Por perpjekjet e Edi Rames jane te deshperuara dhe te deshtuara. Nje populli te tere s’mund t’ia mbyllesh syte, e syrin s’do te mund t’ia mbyllesh dot kurre ketij populli!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY