Alarmoi gjithë Tiranën, 13 vjeçarja thotë se nuk u rrëmbye: Isha në...

Alarmoi gjithë Tiranën, 13 vjeçarja thotë se nuk u rrëmbye: Isha në kafe me shoqërinë

102
0
Shares

Rasti i një 13 vjeçareje e cila u raportua e rrëmbyer nga familjarët dhe njoftimi paraprak i policisë këtë të premte, rezulton të ketë qenë “një alarm fals”.

Vetë drejtori i policisë së Tiranës Rebani Jaupaj është shprehur se vajza nuk është rrëmbyer, por ka qenë me shoqërinë e saj në një prej kafeve të Tiranës.

Rebani Jaupaj: Nuk ka pasur asnjë rrëmbim, një grup shokësh dhe shoqesh që kanë shkuar në një lokal për të pirë pije freskuese.Vajza është në gjendje shumë të mirë.

Ndërkohë që shefi i krimeve Tonin Vocaj tha se ka qenë një lojë mes shokëve.

Tonin Vocaj: Vajza është gjetur dhe është në duart e policisë. Më shumë se rrëmbim është një ngatërresë dhe lojë e bërë nga shokët dhe shoqet e klasës. Do ti pyesim dhe do të kemi komunikim të mëvonshëm me mediat.

Një lajm i tillë ka krijuar njëfarë konfuzioni pasi sipas dëshmitarëve dhe vetë rrëfimit të nënës së saj, 13 vjeçarja është rrëmbyer me dhunë. Madje në rrëfimin e nënës së vajzës për report tv, gruaja ka thënë se vajzës së saj i është vendosur një pambuk në gojë për t’i sjellë të fikëtit të miturës, përcjell Express.

Në lidhje me gjithë ngjarjen ka folur dhe vetë e mitura, e cila u tha oficerëve të policisë se e kishte sajuar vetë rrëbimin.

NJOFTIMI I POLICISE:

Tiranë/Informacion Paraprak

Në rrugën “Ndre mjeda” dyshohet se një person ende i paidentifikuar, ka marrë jashtë dëshirës në automjet një 13 vjeçare dhe ështê larguar. Policia është vënë në ndjekje të automjetit dhe po punon itensivisht për identifikimin dhe kapjen e personit.

Rrëfimi i nënës së vajzës:

Zonja Dori cfarë ka ndodhur?
Nga cfarë më ka raportuar vajza e vogël, kur ka zbritur nga furgoni rreth orës 15:15 ka qenë duke u kthyer, kur i ka lënë furgoni para pallatit, dikush i është afruar dhe i ka vënë dicka te goja dhe e ka marrë dhe e ka futur në makinë.

Keni pasur konflikte më parë?
Absolutisht! Është për ne është gjendje shoku. Nuk kemi pasur asnjë konflikt.

Vajza juaj ka edhe probleme shëndetin…
Është me diabet dhe mjekohet me insulinë dhe tani që flasim duhet të bënte insulinën.

Cfarë informacioni keni?
Asnjë lloj informacioni. Më thonë se janë në kërkim, por….

Si quhet ilaçi që mjekohet vajza juaj?

Insulinë abitra dhe lancus merr në darkë, njëherë në 24 orë. Vajza është me diabet tipi 1 mjekohet me insulinë, duhet të ushqehet dhe duhet të bëjë insulinën. Tani duhet të pijë insulinë apidra, dhe insulinë lantus merr në darkë që e ka një herë në 24 orë

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY