Trajleri godet autobusin në Librazhd, vdes gruaja dhe plagosen dy të tjera

Trajleri godet autobusin në Librazhd, vdes gruaja dhe plagosen dy të tjera

65
0
Shares
Foto Ilustruese

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Lbrazhd, në aksin rrugor të Qafë Thanës. Burime nga policia informojnë se ka humbur jetën një grua dhe janë plagosur 2 të tjera.

Viktima dhe dy të plagosurat e tjera ishin pasagjere në aubusin, i cili u përplas nga trajleri pasi drejtuesi i tij humbi kontrollin për shkak të lagështirës në rrugë.

Njoftimi i policisë:

Në aksin rrugor  Librazhd- Qafë thanë, në vendin e quajtur “kthesa e gomave”, një mjet  trajler me drejtues shtetasin A.H., banues në Durrës, si pasojë e lagështirës  ka goditur  autobusin  me drejtues  shtetasin Th.K., banues  në Elbasan,  si pasojë e  aksidentit shtetasja R.H. 82 vjeçe ka ndërruar jetë,  si dhe janë lënduar lehtë shtetaset D.M., 63 vjeçe dhe A.G., 44 vjeçe jashtë rrezikut për jetën, të cilët ishin pasagjerët në autobus. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY