Operacion në Kukës/Kapen drogë, armë e municione, policia prangos 4 të rinj...

Operacion në Kukës/Kapen drogë, armë e municione, policia prangos 4 të rinj dhe jep detajet

87
0
Shares

Policia ka finalizuar një operacion, nga ku janë arrestuar 4 persona. Sipas bluve, operacioni eshte zhvilluar në Kukës dhe personat e arrestuar janë të gjithë të rinj.

Po te njejtat burime, bejne me dije se ne bazë të hetimeve të kryera rezultoi se këta shtetas do të këmbenin një sasi lënde narkotike, armatim dhe municion luftarak.
Policia ka sekuestruar dhe drogë, armë zjarri e municione luftarake.

Strukturat e DVP Kukës, në bashkëpunim me SHÇBA-në dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, në vijim të operacionit të koduar “Kopshti i Skacajve”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit dhe trafikimit të narkotikëve arrestuan në flagrancë 4 shtetas, konkretisht:

A. H., 33 vjeç, R. T., 23 vjeç, banues në Pukë, K. M., 25 vjeçe dhe F. M., 19 vjeç, banues në Shemri, Kukës.

Në bazë të hetimeve të kryera rezultoi se këta shtetas do të këmbenin një sasi lënde narkotike, armatim dhe municion luftarak.

Shërbimet e Policisë të DVP Kukës kanë ndërhyrë në vendin e quajtur “Qafë-Shllak” dhe kanë bërë të mundur ndalimin e këtyre shtetasve, të cilët lëviznin me mjetet tip “Benz” dhe “Opel”.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga policia, në automjetet e tyre u konstatuan dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale rreth 3 kg lëndë narkotike, 2 armë tip automatik, si dhe rreth 900 fishekë.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Armëmbajtja pa leje”,-sqaron policia ne njoftimin e saj.

KukësVijon operacioni "Kopshti i Skacajve"Operacioni nga Drejtoria Vendore e Policisë Kukës në bashkëpunim me SHÇBA-në dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës.Arrestohen në flagrancë 4 shtetas.Sekuestrohen drogë, armë zjarri e municione luftarake.Strukturat e DVP Kukës, në bashkëpunim me SHÇBA-në dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, në vijim të operacionit të koduar "Kopshti i Skacajve", për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit dhe trafikimit të narkotikëve arrestuan në flagrancë 4 shtetas, konkretisht:A. H., 33 vjeç, R. T., 23 vjeç, banues në Pukë, K. M., 25 vjeçe dhe F. M., 19 vjeç, banues në Shemri, Kukës.Në bazë të hetimeve të kryera rezultoi se këta shtetas do të këmbenin një sasi lënde narkotike, armatim dhe municion luftarak. Shërbimet e Policisë të DVP Kukës kanë ndërhyrë në vendin e quajtur “Qafë-Shllak” dhe kanë bërë të mundur ndalimin e këtyre shtetasve, të cilët lëviznin me mjetet tip "Benz" dhe "Opel".Gjatë kontrollit të ushtruar nga policia, në automjetet e tyre u konstatuan dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale rreth 3 kg lëndë narkotike, 2 armë tip automatik, si dhe rreth 900 fishekë.Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike" dhe "Armëmbajtja pa leje".

Publiée par Policia e Shtetit sur Jeudi 3 octobre 2019

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY