“Komisioni i Venecias vë në dukje atë që thotë opozita”, Ish-deputetja: Ja...

“Komisioni i Venecias vë në dukje atë që thotë opozita”, Ish-deputetja: Ja skema me pronat që përdor Kryeministri

41
0
Shares

Ish-deputetja Jorida Tabaku ka sjellë në vëmendje qendrimin e Komisionit të Venecias lidhur me draftet e qeverisë për pronat.

Ish-deputetja, e cila e ka kundërshtuar qeverinë me draftet e fundit, shkruan se dhe Komisioni i Venecias e ka rrëzuar skemën e qeverisë, ku ish-deputetja thotë se aty evidentohet qartësisht problematika me kthimin e Pronës tek pronarët legjitim.

Tabaku thotë se qeveria me projektligjin e ri për pronat bën atë që nuk duhet me pronarin e ligjshëm. Sipas saj, Qeveria nuk i rikthen pronën tek i zoti pasi dëshiron ta përdorë për interesa gjoja publikë, por praktikisht i mohon një të drejtë të njohur pronarit duke e mbuluar me klauzolën publike që në thelb është interes privat i kryeministrit.

Mekanizmini vitit 2015 është antikushtetues, shkel të drejtat e njeriut dhe të drejtën e pronës. Beteja për pronën është një nga ato nisma që do të shndërrohen në ligje në ineres të qytetarëve ditën e parë të PD-së në qeveri”,-shkruan Tabaku ne reagimin e saj.

POSTIMI I PLOTE

Draft opinioni i Komisionit te Venecias i Publikuar sot pervecse rrëzon skemën e qeverisë për ligjin e Finalizimit të Procesit të transferimit të pronësisë jep dhe një vleresim të rëndësishëm për Ligjin e Vitit 2015 të kompensimit të pronës. Mgjs nuk eshtë në mandatin e tyre Komisioni Venecias i ka dhënë një përgjigje të merituar qeverisë që në 6vjet ka marrë mbi 3 iniciativa të kthyer në ligj me subjekt pronën. Media raporton se në vendimin paraprak të Komisionit të Venecias evidentohet qartësisht problematika me kthimin e Pronës tek pronarët legjitim. Komisioni vë në dukje çfarë opozita ka vite që e përmend. Qeveria nuk i rikthen pronën tek i zoti pasi dëshiron ta përdorë për interesa gjoja publikë, praktikisht i mohon një të drejtë të njohur pronarit duke e mbuluar me klauzolën publike që në thelb është interes privat i kryeministrit.

Kjo skemë e njohur për qytetarët e Tiranës sepse është përdorur rëndom nga kryeministri kur qe kryetar bashkie, është rrëzuar edhe nga Komisioni Venecias. Ligji i vitit 2015 nuk është eficent, nuk njeh konceptin e pronës dhe është dhe ka mospërputhje me konventat ndërkombëtare.

Mekanizmini vitit 2015 është antikushtetues, shkel të drejtat e njeriut dhe të drejtën e pronës. Beteja për pronën është një nga ato nisma që do të shndërrohen në ligje në ineres të qytetarëve ditën e parë të PD-së në qeveri.

Zaptimi i pronës private e publike, ligjet speciale që cënojnë të drejten e pronës, ligjet e teatrit dhe te aeroportit të Vlores që shkelin dhe MSA-në, ligje si ai i investimeve strategjike dhe korporatës së investimeve që janë qartazi klienteliste edhe kanë cënuar rëndë të drejtën e pronës!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY