Komisioni i Venecias kritika për ligjin e pronave: I mungon qartësia dhe...

Komisioni i Venecias kritika për ligjin e pronave: I mungon qartësia dhe saktësia, disa rekomandime për qeverinë

51
0
Shares

Komisioni i Venecias ka bërë publike sot draft opinionin ndaj ligjit të pronave. Në draft, Komisioni ka dhënë edhe disa rekomandime dhe propozime për ndryshim në disa pika të këtij ligji.

Komisoni i Venecias ishte në Tiranë pas kërkesës nga kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi pas diskutimeve që krijoi drafti i prezantuar nga Qeveria.

Cfarë thuhet në raport:

Gjatë vizitës, delegacioni i Komisionit të Venecias u njoftua se zbatimi i Ligjit Nr. 133/2015 mori shumë kritika për mos sigurimin e kthimit dhe / ose kompensimit për pronarët origjinal, për shkak të zbatimit të dëmtuar nga autoritetet.

Anëtarët e delegacionit krijuan përshtypjen se edhe pse kthimi në natyrë (i tokës në pronësi të mëparshme) është parashikuar në ligj, edhe kur ka qenë e mundur, institucionet përgjegjëse do të zgjidhnin më shumë opsionin e kompensimit, duke mbajtur shpesh tokën në dispozicion si pronë e shtetit për t’u përdorur për programet shtetërore

Projektligjit në versionin e tij aktual i mungon qartësia dhe saktësia për shkak të mungesës së përkufizimeve dhe fuqisë rregulluese shumë të gjerë për Këshillin e Ministrave, mungesës së hapave themelorë proceduralë dhe afateve të përcaktuara qartë për mbajtësit e titujve. Ekziston një rrezik i lartë që p/ligji të mund të krijojë probleme pajtueshmërie me nenin 1 të Protokollit të Parë të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe dispozita të tjera, si dhe me Kushtetutën shqiptare. Në veçanti, Nenet 7 dhe 9 të p/ligjit janë në thelb të paqarta dhe të pasakta, prandaj mbajnë një rrezik të lartë që zbatimi i tyre do të çojë në shkelje të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut“, shkruhet në draft.

Rekomandimet e Komisionit të Venecias:

  • Përcaktoni natyrën deklaruese të aktit të regjistrimit të titujve, veçanërisht AMTP, në projektligj.
  • Të rishikojë nenet 7 dhe 9 dhe artikujt në lidhje me to, duke marrë parasysh që titujt bujqësorë në formën e AMTP si dhe përdorimi i vazhdueshëm i tokës me shpresën e ligjshme për t’u pajisur me AMTP përbëjnë pronë të mbrojtur sipas nenit 1 të protokollit 1 të KEDNJ.
  • Të përcaktojë në vetë p/ligjin mangësitë që parandalojnë vërtetimin e AMTP-ve, si dhe të kufizojë hapësirat rregulluese në dispozion të Këshillit të Ministrave në nivelin strikt të domosdoshëm.
  • Të parashikohen në p/ligj afate të sakta për mbajtësit e titujve dhe hapat themelorë procedural, veçanërisht kur lidhen me transferimin e titujve të pronave bujqësore.
  • Të përfshijnë në p/ligj përcaktimet thelbësore për titujt e pronave bujqësore.
  • Të përcaktohen në p/ligj rregullat për paraqitjen e provave, aksesin në prova dhe të drejtën për t’u dëgjuar para vendimit të autoriteteve për të shpallur të pavlefshëm AMTP.
  • Të zhvillohen konsultime publik me të gjitha palët e interesuara.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY