Rënie temperaturash dhe shtrëngata shiu, nesër moti “egërsohet”

Rënie temperaturash dhe shtrëngata shiu, nesër moti “egërsohet”

77
0
Shares

Nesër pritet që moti të ndryshojë në mënyrë drastike në të gjithë territorin e Shqipërisë.

E enjta do të shënojë rikthimin e reshjeve të shiut ndërsa në disa zona reshjet do të shoqërohen me shtrëngata.

IGJEUM parashikon që në qarqet Shkodër, Lezhë, Durrës, Tiranë, Fier, Vlorë dhe Gjirokastër priten reshje intensive të shoqëruara me shtrëngata.

“Për shkak të intensitetit të lartë të reshjeve në mbrëmjen e datës 3 tetor 2019 dhe pjesa e parë e ditës në vazhdim 4 tetor 2019, mund të shfaqen përmbytje të vogla lokale me afat të shkurtër.”-njofton igjeum.

Në zonat urbane problemet nga përmbytjet janë të varura nga gjendja e kanalizimeve.

Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

-në bregdet: 17 / 25 °C

-në vendet e ulëta: 15 / 27 °C

-në vendet malore: 10 / 21 °C.

Ndërsa era pritet të fryjë mesatare deri e fortë kryesisht në bregdet dhe zonat malore

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY