Krimi në Klos/Dëshmia tronditëse e motrës së viktimave: Mos u zini për...

Krimi në Klos/Dëshmia tronditëse e motrës së viktimave: Mos u zini për gardhin, por eja shihni babain

112
0
Shares

Krimi i rëndë në fshatin Xibër kishte si motiv të sherrit një gardh që ndante dy banesat e vëllezërve Dakuci. Një dëshmi dëshmi tronditëse e ka dhënë motra e viktimave, Life.

Lifja, e cila kishte shkuar për të vizituar babain 85-vjeçar, i cili ishte në gjendje jo të mirë shëndetësore, ka treguar mes lotësh, në kushte të tronditjes së thellë psikologjike, se i gjithë krimi ndodhin në vetëm 20 minuta.

“Erdha për vizitë në Xibër se kemi babain sëmurë. I dëgjova të dy vëllezërit duke u zënë dhe dola jashtë e u thash; Mos u zini për gardhin, por eja shihni babain se është sëmurë. Duke u ngjitur nëpër shkallë (banesa e vjetër dy-katëshe), pasi ecja me ngadalë se kam sëmurë këmbën, dëgjova një krismë arme. Pash nga sipër Kujtimin të shtrirë përtokë. Më pas djali i Kujtimit, nipi im, iu sul Saliut duke thënë; “ça bërë?”. Dhe më pas dëgjova krismën tjetër…e pash nipin që u shtri përtokë.

Më pas Saliu u largua nga banesa dhe u fut në një parcelë më misër dhe më pas kur pas 20 minutash dëgjova një tjetër krismë brenda tek banesa e tij (një kuzhinë e vjetër). Kur shkuam aty bashkë me gruan e Saliut, e pamë atë përtokë të mbuluar në gjak dhe pa shenja jete. Kishte qëlluar veten me plumb në kokë”,- rrëfen mes lotësh motra e dy viktimave për BW.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY