Kokainë dhe oriz në Durrës, flet ish-punonjësi i anijes: Mendova si ishin...

Kokainë dhe oriz në Durrës, flet ish-punonjësi i anijes: Mendova si ishin hekura, çfarë më kërkoi pronari

61
0
Shares

Altin Myslihaka, një prej të arrestuarve për 137 kg kokainë me kontenier në portin e Durrësit, ka dhënë dëshminë e tij në Gjykatën e Krimeve të Rënda, pas arrestimit.

Myslihaka mohoi kategorikisht se kishte lidhje me 137 kg drogën e ardhur nga Ekuadori, në kontejnerin e bananeve. Ai tha se kishte punuar në varkën e Malindit, i cili është aktualisht i shpallur në kërkim nga policia, ndërsa shtoi se 2 javë më parë ishte pushuar.

Megjithatë, atë natë, Gentiani i kishte kërkuar të shkonte te kontenieret e të merrte një çantë me hekura. Këtë porosi, Myslihaka tha se e kishte kryer pa e ditur se brenda çantës kishte kokainë.

Kam qene i punesuar ne anijen e Gentian Malindit. Dy jave me pare me kishte larguar nga puna. Ate nate me kerkoi te shkoja te kontenieret e te merrja nje cante me hekura. E mora dhe ja dergova ne makine. Nuk dija qe kishte kokaine. Mendova se kur foli per hekura e kishte fjalen per ndonje gje qe i duhet per anijen”, tha Myslihaka.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY