Drogë në fshat, policia ndalon kryeplakun, i zbulohet armë në shtëpi

Drogë në fshat, policia ndalon kryeplakun, i zbulohet armë në shtëpi

70
0
Shares

Policia nuk po i lufton dot problemet me drogën, pasi çdo ditë denoncohen raste të kultivimit të tyre në vend si dhe trafikimit të tyre jashtë kufijve.

Rasti i fundit vjen nga Korça, ku raportohet për kultivim droge. Llidhue me kete ngjarje, Kryeplaku i fshatit Peshtan në Maliq ka përfunduar në pranga.

Burime zyrtare, informojne se ai akuzohet se ka shpërdoruar detyrën. Shtetasi Osman Çela, 55 vjeç, dyshohet të ketë shpërdoruar detyrën pasi, gjatë kontrollit që shërbimet e Policisë kanë ushtruar në një zonë pyjore, në fshatin Peshtan, gjetën të kultivuara bimë të dyshuara narkotike.

“Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e kryeplakut, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 1 armë gjahu çifte, të cilën e posedonte pa leje”, sqaron policia.

Nga ana e Policisë po punohet për vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë, të dyshuar si të implikuar në këtë ngjarje.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës të Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme hetimore.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY