“Babalja”/Salianji debat me avokatin e Geron Xhafajt: Dëshmitari trafikant u pagua nga...

“Babalja”/Salianji debat me avokatin e Geron Xhafajt: Dëshmitari trafikant u pagua nga PS

69
0
Shares

Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji është paraqitur në Gjykatën e Tiranës për të dëshmuar për çështjen “Babalja”, ku është i pandehur.

Pas daljes nga Gjykata, Saliaji akuzoi Ramën se ka paguar një dëshmitar të rrëmë, trafikant droge për të dëshmuar kundër tij. Ai deklaroi lidhur me audio-përgjimin e pretenduar mes Albert Veliut, i njohur si “Babalja” dhe Geron Xhafës, se kishte marre një denoncim nga gazetari Jetmir Olldashi.

Materialin audio e kam marrë disa muaj para publikimit, ishte në CD, ose USB. Në këtë material ishte vëllai i ish ministrit me Albert Veliun. Edhe tabulatet telefonike e vërtetojnë që unë kam folur me Jetmir Olldashin e më pas me Albert Veliun. Pas publikimit të materialit kam patur kontakte me të dhe familjarët, pasi Veliu më ka thënë se ishte në rrezik për jetën. Sa herë kishte kontakte me persona të ligjit ai më shprehte shqetësim”, tha në dëshminë e tij ish-deputeti demokrat.

Por Salianji ka pasur një debat të ashpër me avokatin e Geron Xhafajt, Ardian Vishaj. Ky debat detyroi gjykatën që të ndërpriste seancën.

Avokati insistoi të dinte se përse Albert Veliu ishte person i besueshëm për opozitën. Salianji iu përgjigj se ai kishte bërë burg me vëllain e ish -ministrit. Më tej, ligjvënësi lëshoi akuza ndaj Vishës, duke thënë se ai ka mbrojtur Geron Xhafajn, duke mos lejuar ekstradimin, në kohën kur ishte drejtor i marrëdhënieve me jashtë në prokuroinë e pergjithshme. “Ti je i akuzuar që s’ke lejuar esktradimin kur ke qenë drejtor i marrëdhënieve me jashtë në prokurori. Ti je në konflikt interesi dhe je po njësoj llum, i korruptuar dhe pjesë e një sistemi të kalbur dhe vicioz që ndërhyni në gjykata prokurori dhe kudo.”

Ervin Salianji, Jetmir Olldashi dhe Fredi Alizoti, po përballen me gjykatën e Tiranës me akuzën për kallëzim të rremë lidhur me publikimin e një bisede audio ku pretendohej se fliste vëllai I ish-ministrit me Albert Veliun. Alizoti akuzohet se imitoi zërin e Agron Xhafajt ne materialin audio që u publikua nga Partia Demokratike.

Lidhur me të pandehurin e katërt në kërtë process, që është edhe njeriu kyc, Albert Veliu, prokuroria mbetet në pritje të përgjigje nga Belgjika, nëse do ta ekstradojë atë ose jo drejt Shqipërisë. Nga inforemacionet rezulton se Veliut i është refuzuar kërkesa për azil duke iu hapur në këtë mënyrë rrugë ekstradimit. Për këtë shkak prokuroria tha se i duhet kohë të mësojë më shumë detaje rreth tij, pasi është kërkuar pyetja në cilësinë e të pandehurit./BW

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY