Shpallet në kërkim ish-kreu i ALUIZNI-t Durrës, me të njëjtën akuzë ndalohet...

Shpallet në kërkim ish-kreu i ALUIZNI-t Durrës, me të njëjtën akuzë ndalohet dhe punonjësja

128
0
Shares

Autoritetet kane shpallur në kerkim për shpërdorim detyre ish-drejtorin e ALUIZNI-t të qytetit të Durrësit Flamur Gjuzi, ndërsa po me të njëjtën akuzë u arrestua punonjësja e këtij institucioni Lusiena Kola, e cila u lirua sërish nga gjykata dhe do të hetohet në gjendje të lirë.

Kola u arrestua nga policia me urdhër të prokurorisë pasi Gjykata vendosi ‘Detyrim paraqitje’ per te, ndërsa Gjuzi vijon të jetë në kërkim.
Sipas burimeve, zyrtaret e ALUIZNI-t kanë shpërdoruar detyrën në legalizimin dhe regjistrimin e disa pronave të paluajtshme.
Në bashkëpunim edhe me zyrtarë të tjerë ata dyshohet se u kanë dhënë disa shtetasve, në kundërshtim me ligjin, dokumentat e pronësisë në zonën e bregut si dhe në zona të tjera te qytetit të Durrësit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY