Kokaina e Brazilit, Hoxha: Kishte lidhje me atë të Durrësit, dikush po...

Kokaina e Brazilit, Hoxha: Kishte lidhje me atë të Durrësit, dikush po flet nga burgu, ishalla nuk i ndodh gjë

227
0
Shares

Gazetari investigativ, Artan Hoxha, ka folur lidhur me kokainën e kapur në Brazil dhe atë të portit të Durrësit.

Në fjalën e tij, Hoxha tha se drogat ishin të lidhura me njëra-tjetrën dhe se kishin destinacion qytetin e Elbasanit.

“Grekët nuk kishin besim tek ne prandaj e ndryshuan kokainën. Ata e kishin nën vëzhgim kontenierin. Iu iku Gentian Malindi. Si ka mundësi të të zhduket njeriu ku e ke nën vëzhgim? DEA nuk ka pasur besim dhe ka futur pluhur orizi. Kokaina ka qënë jashtë kontenierit. Ne e mbyllën qarkun me atë që mblidhte kanoçe. Droga e Brazilit lidhet me atë të portit të Durrësit. Evis Bardhi, ai që është kapur me Gentian Malindin po flet nga burgu, ishalla nuk i ndodh gjë,”- tha Hoxha.

Më 2 shtator në Brazil u kapën 617 kg kokainë, pakot e të cilës kishin logon e K.F. Elbasanit. Pas 15 ditësh në portin e Piereut brenda një kontenieri u pikas 137 kg kokainë. Deri më tani janë arrestuar tre persona.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY