Ekzekutimi i biznesmenit në Lushnjë, gazetari zbulon detaje: Të njëjtët vrasës, ç’më tha Besnik Hida kur e takova

Ndaje
Lokali ku u vra Besnik Hida

Një atentat i mori jetën Besnik Hidit, biznesmenit 35-vjeçar, teksa po pinte kafen e mëngjesit ne një lokal në Lushnjë.

Policia nuk ka rënë ende në gjurmët e autorëve, por vetëm disa orë më parë zbuloi makinën e djegur me tè cilën dyshohet se autorët janë arratisur nga vendi i ngjarjes.

Detaje rreth krimit të rëndë që tronditi sot Lushnjën ka dhe gazetari investigativ Artan Hoxha. Përmes një postimi në ‘Facebook’ Hoxha thekson se është e njëjta skemë krimi që mban nën terror Lushnjën gjatë këtyre 3 viteve.

Po ashtu ai pohon se gjatë një takimi që ka pasur me viktimën pak kohë më parë, ky i fundit kërkonte “drejtësi” për vrasjen e nipit më 11 tetor 2017 në atë që njihet si “masakra e Lushnjës”.

E njëjta dorë, të njëjtët vrasës, e njëjta skenë krimi, të njejtat bataré kallashnikovesh,mbajnë nën terror për 3 vjet rresht, qytetin e qetë e me njerëz punetorë, te Lushnjes.

Besmir Hida, 40 vjec baba i dy femijeve, eshte viktima e rradhës. E kam takuar disa here gjate ketyre dy viteve…kërkonte “drejtësi” per vrasjen e nipit Zamir Latifit, i ekzektuar me 11 tetor 2017 në atë, që njihet si “masakra e Lushnjes”. Para se ta ekzekutonin,Besmirit i vendosen eksploziv ne banese,qe te largohej bashke me familjen, jashte vendit.

Besmiri, besoi te drejtesia dhe ky shtetit, por sot eshte viktima e rradhës,e nje grupi te organizuar kriminal me lidhje shume te forta,qe po mban nen kontroll me dore te hekurt, qytetin agrobujqesor më te rendesishem, ne vend”, shkruan Hoxha.

loading...
Loading...

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

Leni një përgjigje