Të shtëna me armë ndaj makinës ku ndodhej çifti, zbardhet ngjarja në...

Të shtëna me armë ndaj makinës ku ndodhej çifti, zbardhet ngjarja në Shijak: Policia i vihet pas të riut

78
0
Shares

Policia ka dhënë detaje lidhur me ngjarjen e ndodhur në  Shijak mbrëmjen e shkuar. Sipas burimeve, konfirmohet se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e të dielës.

Të shtënat në hyrje të qytetit kanë ardhur si shkak i një konflikti mes dy djemve, i cili ka degraduar në përdorimin e armës. Policia ka shpallur në kërkim një 27-vjeçar.

REAGIMI I PLOTE

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Shijak, pas një pune hetimore intensive dhe reagimit në kohë kanë bërë të mundur identifikimin e autorit të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme në Shijak

Në përfundim të veprimeve të para hetimore është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit I. B., 27 vjeç, për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” e mbetur në tentativë dhe “Armëmbatja pa leje”.

Ky shtetas dyshohet se pas një konflikti të çastit për motive të dobëta ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit që drejtohej nga shtetasi F. K., 30 vjeç, ku ishte pasagjere shtetasja Xh. K., 30 vjeçe, banuese në Shijak.

Nuk ka asnjë të lënduar, veç dëme materiale të automjetit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY