“E thjeshtë llogaria se sa kg kokainë mund të jenë transportuar”, Ish-deputetja:...

“E thjeshtë llogaria se sa kg kokainë mund të jenë transportuar”, Ish-deputetja: ‘Alba Exotik Fruit’ kreu 151 lundrime

49
0
Shares

Jorida Tabaku, ne një koment në rrjetet sociale, ndalet tek një prej kushteve që BE i ka vendosur Shqipërisë, por qe për ish-deputeten mbetet pnegesa e madhe në procesin e integrimit.

Tabaku I referohet drogës që vazhdon të kapet në kufijtë shqiptarë, dhe nga ana tjetër nuk zbulohet dot porositësi. Sipas ish-deputetes, ka më shume raste të kokainës që transportohet dhe nuk ka ende një vullnet politik qe të mund të ndalojë këtë gjë.

REAGIMI I PLOTE

Shqipëria e cila kërkon integrimin në BE është kthyer në një vend kyç sa i takon drogërave, janë 3 raste të paraqitura për publikun këto ditë që vërtetojnë protagonizmin (ashtu si është bërë e udhës këto 6 vitet e fundit) në trafikun ndërkombëtar të drogës.

Rasti më i bujshëm ishte ai i disa ditëve më parë ku një sasi rekord kokaine u kap falë nderhyrjes se DEA-s. Por porositësi i shpëtoi aksionit.

Faqja që tregon udhetimet e anijeve me ngarkese zbulon se kompania Alba Exotic Fruit shpk, (https://panjiva.com/Alba-Exotic-Fruit-Shpk/29513544) ka kryer 151 udhëtime me të njëjtin intenerar. Secili prej nesh e ka të thjeshtë të kryejë llogaritë se sa kg kokainë mund të jenë transportuar.

Një nga kriteret e vendosura nga Bundestag lidhet me trafikimin e lëndëve narkotike dhe shndërrimin e Shqipërisë në nje bazë për drogat e forta dhe nyjë në trafikun ndërkombëtar.

Integrim do të thotë plotësimi kushteve, kjo e fundit do të thotë vullnet politik dhe kjo mungon. Shqipëria dhe shqiptarët nuk mund të jenë peng i politikës së kësaj qeverie dhe mazhorance. Shqipëria ka nevojë për politikanë seriozë, për rezultate konkrete e jo për propagandë. Trafiku i drogës e lufta ndaj krimit të organizuar përherë e më shumë po theksohen si kritere si shkak i mungesës së progresit në to!

Nuk është kjo Shqipëria që meritojnë femijët tanë, nuk është kjo rruga Europiane e Shqipërisë! Me Edi Ramën nuk mund të ketë Shqipëri europiane!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY