Bizneset bllokojnë rrugën për në Pashaliman, çfarë po kundërshtojnë ata

Bizneset bllokojnë rrugën për në Pashaliman, çfarë po kundërshtojnë ata

47
0
Shares

Peshkatarë dhe punonjës biznesesh kanë bllokuar mëngjesin e sotëm rrugën që të çon në Pashaliman. Ata kundërshtojnë oraret e reja që janë vendosur për kalimin në këtë zonë.

Sipas rregullave, urdhri i Ri i bazës ushtarake të Pashalimanit përcakton se orari për lëvizshmëri në këtë zonë do të jetë nga ora 08:00 deri në orën 15:00. Por bizneset janë kundra këtij orari pasi për ta ky orar dëmton punën e tyre. Sipas tyre biznesi i peshkut nuk ka nevojë për orar, pasi puna e tyre nuk ka kohe.

Prej dy orësh me dhjetëra automjete presin në radhë për të hyrë në postobllokun e kësaj baze. Punonjësit kërkojnë një zgjidhje dhe një takim me drejtuesit e kësaj baze, por asnjë zgjidhje nuk iu është dhënë.

Ata kanë kërkuar një zgjidhje të situatës së krijuar ndërsa kanë paralajmëruar edhe një grevë urie.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY