Basha uron Kurz për fitoren: Rikthimi i mandatave tek qytetarët shembull kurajo

Basha uron Kurz për fitoren: Rikthimi i mandatave tek qytetarët shembull kurajo

60
0
Shares

Lideri demokrat Lulzim Basha ka uruar për fitoren e tij, Sebastian Kurz në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Austri.

Basha përmend veprimin e kancelarit, teksa i riktheu mandatin qytetareve, pas perfshirjes ne nje skandal te vartesve te tij ne korrupsion.

“Mbreme i përcolla urimet më të përzemërta mikut  tim Kancelarit Sebastian Kurz dhe simotrës tonë Partisë Popullore të Austrisë për fitoren e thellë të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Austri.

Vendimi i liderit të ÖVP Sebastian Kurz ku ndonëse pa asnjë përgjegjësi personale apo politike, vendosi ti rikthejë mandatin qytetarëve pas akuzave ndaj partnerëve të tij në qeveri për “pazare” për vota, është shembull kurajo dhe moraliteti qytetar dhe politik.

Me votimin e djeshëm qytetarët austriakë dhanë një mbështetje të jashtzakonshme për këtë vendim të Sebastian Kurz dhe Partisë Popullore Austriake, të cilët janë aleatë të paçmueshëm të Shqipërisë dhe model për politikën shqiptare”,-shkruan Basha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY