Ishte kthyer në makth për të renë, pse policia arrestoi 39-vjeçarin në...

Ishte kthyer në makth për të renë, pse policia arrestoi 39-vjeçarin në Tiranë

49
0
Shares
Foto Ilustruese

Një 39-vjeçar ishte kthyer në makth për një të re. Kjo e fundit e ka denoncuar në polici dhe policia ka marrë masat e nevojshme.

Sipas të dhënave zyrtare është arrestuar për veprën penale “Përndjekje”, shtetasi GJ. SH., 39 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë, pasi në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur një 27-vjeçare. Pas muajsh të tërë, e reja e ka denoncuar në polici, çka ka sjellë edhe ndalimin e tij.

Materialet procedurale i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY