Fundjava e të mëdhenjve vjen me përballjet për titull: Barcelona në rrezik,...

Fundjava e të mëdhenjve vjen me përballjet për titull: Barcelona në rrezik, Madrid nuk gjen qetësi

54
0
Shares

Ndeshje plot emocion pritet të zhvillohen sot, përsa i përket kampionateve të ndryshme në botè.

Në Itali, Seria A, sjell në fushë sot Juventusin që ka një përballje me Spal në orën 15.00. Ndërsa pasdite, Inter do të luajë në transfertë kundër Sampdorias.

Por kryendeshja sot është në kryeqytetin spanjoll, në orën 21.00, ku dueli është mes Aletiko-Madrid dhe Real Madrid. Për momentin Real Madrid është në krye të tabelës, me 1 pikë më shumë se djemtë e Simeones. Por Atletiko duhet thënë se gëzon një superformë dhe blerjet si Felix, po japin rezultate.

Barcelona që nuk e ka nisur mirë kamoionatin dhe gjendet në mes të tabelës momentalisht, luan në tranfertë me Getafen.

Në bundesligë, një nga ndeshjet më të bukura pritet te jetë mes befasueses Leipzig që kryeson kampionatin me Schalke 04.Bayern do të udhëtojë ne fushën e Paderbon, ndërsa Dortmund pret në shtëpinë e vet, Verder Bremen.

Ndërkohë ka nisur ndeshja në Angli që në orën 13.30, ku për Liverpool do të jetë një sfidë në stransfertë në fushën e Sheffield, për të ruajtur ecurinë fantastike të sezonit. Nëse fiton dhe sot, ekipi i Klop thellon rekordin dhe ruan kryesimin me 7 triumfe radhazi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY