“Gazetarë na sqaroni këtë historinë me 9 kushte”, Fuga: Mesa duket nuk...

“Gazetarë na sqaroni këtë historinë me 9 kushte”, Fuga: Mesa duket nuk kemi Ministri të Jashtme

45
0
Shares

Vendosja e 9 kushteve për Shqipërinë duket si një kapitull më vete, të cilën shumë prej nesh nuk e kanë të qartë, pasi nuk ka ende një shpjegim pse lindën kushtet, çfarë do të thonë ato apo si duhet të kapërcehen.

Këtë qëndrim ka mbajtur profesor Artan  Fuga, i cili u ngarkon një detyrë të re gazetarëve. Sipas tij, duhet të jenè gazetarët të cilët duhet të flasin për to, pasi ministria e jashtme është inekzistente.

REAGIMI I FUGES 

Një lutje gazetarëve të rinj për këtë historinë me 9 kushte ! Se mesa duket ne nuk kemi ministri të jashtme të bëjë deklaratë zyrtare dhe të japi konferencë shtypi për gazetarët!

Ministria lexon libra akoma! Të shpresojmë se e ka mbaruar të paktën abetaren e diplomacisë! Qytetarët janë turbull dhe në kaos informativ, raportimet në media të paqarta, deputetë dhe politikanë që e transformojnë lajmin politikisht, ju keni për detyrë të raportoni qartë dhe mos u bëni oportunistë.

Na sqaroni çfarë do të thotë “Po, me kushte për hapjen e negociatave” nga Gjermania! ” Sepse kuptimi i saj është sëpaku i dyfishtë:

Ndajeni!

Mos falni!

Ose Gjermania e dha statusin nga ana e saj për Shqipërinë si vend në negociim, por në negociata do të shihen edhe sa realizohen 9 kushtet.

Në këtë rast qeveria ka arritur të bëjë një hap sëpaku!

Ose Gjermania pret të realizohen 9 kushtet dhe pastaj të japi statusin nga ana e saj për Shqipërinë për të qenë vend në negociim.

Në këtë rast qeveria ka dështuar totalisht edhe këtu.

Kërto janë dy versione krejt të kundërta. Ndajeni! Cili është prej tyre!

Sqaroni këtë me pyetje, te burimi i duhur, mos pyesni ata që nuk kanë status ta sqarojnë, sepse është turp që informacioni t’i ngjajë një çorbe derri që as gomerët nuk e hanë!

Edhe për një çështje kaq të rëndësishme mediat shqiptare që kanë marrë milona euro nga qeveria, pra nga xhepat tanë, nuk dërgojnë reporterë deri në Berlin, dy orë larg!

Cfarë krize industria e informacionit!

Pasi të sqarohet kjo gjë, atëhere le të interpretojnë Qenan K. sipas qejfit.

Por, ju vendosni piketën!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY