EMRAT/Kontenierë me oriz ku dyshohet se fshihet kokainë, kush janë 2 personat...

EMRAT/Kontenierë me oriz ku dyshohet se fshihet kokainë, kush janë 2 personat e arrestuar

68
0
Shares

Janë dy persona të arrestuar në lidhje me kapjen e dy kontenierëve në Portin e Durrës, nè të cilën dyshohet se kanë kokainë, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.

Bëhet fjalë për shtetasin Ardian Bega, për të cilin gjykata 5 ditë më parë dha masën e sigurisë arrest me burg. Ndërsa po zhvillohet seanca edhe për një të arrestuar tjetër, shtetasin Altin Myslimhaka, për të cilin prokuroria ka kërkuar masën arrest me burg.Ky i fundit akuzohet për trafik të lëndëve narkotike dhe grup të strukturuar kriminal.

Kontenierët ndodhen në portin e Durrësit prej 17 shtatorit 2019 ndërsa ishin nisur nga porti i Pireut me datë 14 shtator. Në këtë operacion do të jenë të pranishëm prokuror nga Prokuroria e Krimeve të Rënda si dhe Agjentë të Antidrogës në Greqi.

Prej nëntë ditësh, dy kontenjerët mbaheshin nën vëzhgim nga hetues të Prokurorisë greke dhe asaj shqiptare, pasi autoritetet helene kishin siguruar informacion se brenda tyre fshihej sasia prej 100 kg kokainë.

Referuar CNN grek, dy kontenierët kishin 45 kg e 801 gr kokainë, por janë lënë të lirë nga autoritetet greke për të shkuar në Durrës për të mësuar se kujt i përkiste kjo sasi droge.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY