EMRAT/ 8 personat qe dyshohen se moren pjese ne vrasjen e Santiago...

EMRAT/ 8 personat qe dyshohen se moren pjese ne vrasjen e Santiago Malkos

145
0
Shares

8  persona të akuzuar se kanë bashkëpunuar në vrasjen me paramendim të 26-vjeçarit, Santiago Malko, janë shpallur zyrtarisht në kërkim.  Gjykata e Tiranës ka miratuar kërkesën për vendosjen e masës së sigurisë për ta dhe ia ka kaluar çështjen për kompetencë Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Prokuroria ka kërkuar masën “arrest me burg” për  vellezërit Leonard dhe Elis Duka , Fatmir Hyseni, Xhoni Nica, Oltian Loka, Ilir Selmani, Aleksandër Maxhaku,  dhe Dritan Agaj.

Ndaj tetë  personave janë ngritur akuzat e “vrasjes  me paramendim”, “armëmbajtjes pa leje”, “vjedhjes”,  vepra keto të kryera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Gjithashtu gjykata ka miratuar edhe kërkesën për kalimin e çështjes për tu hetuar nga Krimet e Rënda, pasi të pandehurit dyshohen se kanë funksionuar si grup i strukturuar dhe po hetohen edhe për vepra të tjera penale.

Për identifikimin e autorëve kanë ndihmuar  kamerat e sigurisë që janë sekuestruar ditën e ngjarjes, të cilat kanë fiksuar se autorët e kanë ndjekur viktimën gjatë gjithë ditës duke ndërruar tre makina.

Nje nga tetë personat e shpallur në kërkim dyshohet të jetë ekzekutori.

Ndërkohë dyshohet se motivi i vrasjes janë konfiktet e meparshme të viktimës me të pandehurit, ku nuk përjashtohet edhe pista e trafikut të lëndëve narkotike.

Per këtë vraje ndodhet i arrestuar vetëm Blendi Teta, i cili akuzohet për moskallëzim krimi.

Ekzekutimi i Santiago Malkos ndodhi mbrëmjen e 27 gushtit në afërsi të Xhamllikut në kryeqytet

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY