DETAJE/Zbulohet grupi që shiste drogë në Shkodër, mes tyre një grua 43-vjeç

DETAJE/Zbulohet grupi që shiste drogë në Shkodër, mes tyre një grua 43-vjeç

63
0
Shares

Policia e Shkodrës ka finalizuar një operacion nga i cili janë arrestuar 2 persona dhe një tjetër është ndjekur penalisht i lirë.

Policia ka njoftuar se është sekuestruar një sasi heroine dhe eshte zbuluar se treshja bashkëpunonin me njëri-tjetrin dhe shisnin lëndë narkotike heroinë, në lokalet e qytetit të Shkodrës.

NJOFTIMI I POLICISE

Operacion për goditjen e veprimtarisë kriminale në shpërndarjen e drogave të forta në doza të vogla.

Policia arreston në flagrancë 2 shtetas dhe 1 tjetër ndiqet në gjendje të lirë.

Sekuestrohet një sasi lënde narkotike e llojit heroinë.

Nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikët në D.V.P Shkodër, pas informacioneve të marra në rrugë operative, u arrestua në flagrancë shtetasi E. H. 42 vjeç, banues në Shkodër dhe u ndalua shtetasi A. P. 46 vjeç, banues në Shkodër.

Gjithashtu ndiqet në gjendje të lirë shtetasja V. P. 43 vjeçe, banuese në Shkodër.

Nga hetimet e kryera dyshohet se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin shisnin lëndë narkotike heroinë, në lokalet e qytetit të Shkodrës.

Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike heroine, e ndarë në doza, një shumë lekësh dhe dy telefona celularë.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY