“285 mijë shqiptarë duan të ikin nga Shqipëria”, Meta ngre alarmin: Duhet...

“285 mijë shqiptarë duan të ikin nga Shqipëria”, Meta ngre alarmin: Duhet reflektim urgjent

66
0
Shares

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas një ankete e cila publikoi shifra alarmante për largimin e të rinjve nga Shqipëria.

Sipas një anketë të fonacionit gjerman Friedrich Ebert për Edukimin e të rinjve në Europën Juglindore që u publikua këto ditë, 285 mijë shqiptarë planifikojnë të ikin nga vendi në vitet në vijim, shumica prej të cilëve janë të rinj.

6 për qind kanë pohuar se dëshirojnë të emigrojnë në Gjermani, 18 për qind në Britani, 16% në Itali dhe pjesa tjetër në vende të tjera.

Pas këtij lajmi, Presidenti Ilir Meta kërkon reflektim urgjent dhe thote se ndalimi i “boshatisjes” së vendit, eshte nje sfide e madhe sot për sot. “Ndalimi i shpopullimit të Shqipërisë🇦🇱, sfida më e madhe që kërkon reflektim urgjent!”, shkruan Presidenti Meta.

Faktorët ekonomikë dhe perceptimi negativ i situatës në vendin e lindjes janë faktorët më të fortë motivues për emigracionin e të rinjve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY