Media greke jep detaje të reja nga aksioni: Droga u hodh në...

Media greke jep detaje të reja nga aksioni: Droga u hodh në det. Trafikantët u nisën nga Shqipëria

81
0
Shares

Gazeta e njohur greke “Kathimerini” në një artikull të publikuar ditën e sotme, shkruan detaje të reja nga operacioni për gjetjen e drogës.

Operacioni që nisi gjatë mbrëmjes, ka për qëllim kapjen e gomones së dytë. Media greke raportojnë se mbrëmë është kontrolluar çdo gjë e gjetur në gomonen e kapur pas ndjekjes në det me ndihmën e qenit nuhatës.

Sipas gazetës, ajo që dyshohet është për një grup trafikantësh që çojnë hashash në Turqi dhe e shkëmbëjnë me heroinë.

“Kathimerini” thekson se Drejtoria kundër narkotikëve në policinë greke ka patur informacion për dy gomone që do nisëshin nga Shqipëria për çuar hashash në Turqi, ku do merrnin edhe heroinë.

Më tej, në shkrimin e saj, gazeta shkruan se dyshohet se është hedhur heroina në det gjatë ndjekjes.

“Dyshohet për grup trafikantësh që çojnë hashash në Turqi dhe e shkëmbejnë me heroinë. Drejtoria kundër narkotikeve në policinë greke ka pasur informacion për dy gomone që do niseshin nga Shqipëria për të cuar hashash në Turqi ku do të merrnin heroinë. Dyshohet se nga gomonia e kapur është hedhur heroinë në det gjatë ndjekjes pasi hashashi ka arritur të shkarkojë në brigjet turke”, shkruhet në artikullin e publikuar nga gazeta e njohur greke.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY