Karaburun/60-vjeçari u fut në det për të gjuajtur peshk dhe nuk doli...

Karaburun/60-vjeçari u fut në det për të gjuajtur peshk dhe nuk doli më prej tij

72
0
Shares

Një 60-vjeçar eshte gjetur i pajetë. Ai po kërkohej që prej mbrëmjes së djeshme pasi u fut në det për të gjuajtur peshk dhe nuk ka dalë më prej tij.

Policia e Vlorës sqaron: Mbrëmjen e kaluar në zonën e Karaburunit pranë vendit të quajtur “Raguna 1″ ka hyrë në det për të gjuajtur peshk me pushkë sportive shtetasi Mehmet Aliraj, 60 vjeç dhe nuk ka dalë më nga uji”.

Mësohet se kërkimet janë ndërprerë vazhdimisht për shkak të motit të paqëndrueshëm, por ka qene dallgët të cilat e kanë shtyrë trupin deri ne nje vend të dukshëm.

Kërkimet filluan nga Stacioni i Policisë së Orikumit, së bashku me policinë Kufitare dhe Polumbaret.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY