“Je turp i shqiptarëve”, Rudina Hajdari përplaset me nxënësin, mundohet ta kalojë...

“Je turp i shqiptarëve”, Rudina Hajdari përplaset me nxënësin, mundohet ta kalojë me humor situatën

61
0
Shares

Një situatë e pakëndshme ka ndodhur me deputeten Rudina Hajdari, edhe pse kjo e fundit është përpjekur ta kalojë me sportivitet.

Teksa ka qënë në shkollën “Shejnaze Juka” në Shkodër, deputetja është ndërprerë nga një nxënës i cili u fut në sallë dhe iu drejtua Hajdarit: Ju nuk përfaqësoni të djathtën por i shërbeni Edi Ramës. Jeni turp i shqiptarve.

Biseda mes tyre:

Djali i ri: E njeh Azem Hajdarin. Ai ka luftuar për të sjellë demokracinë ndërsa ti po kthen komunizmin. Shtojca e Edi Ramës, je turpi i shqiptarëve.

Rudina Hajdari: Më vjen mirë që e njeh Azem Hajdarin

Më pas djali u largua dhe Rudina vijoi: “Ajo çfarë ndodhi tani është çfarë bën politika e sotme. Na ndan mes PD e PS.  Nuk duhet të lejojmë politikën të na përçajë”

Sot ishte Dita Europiane e Gjuhëve të Huaja dhe deputetja Rudina Hajdari ishte e ftuar në shkollën e gjuhëve të huaja në Shkodër.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY