DETAJE/Plagosja me armë zjarri në Tiranë, policia zbardh ngjarjen

DETAJE/Plagosja me armë zjarri në Tiranë, policia zbardh ngjarjen

52
0
Shares

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e djeshme në Tiranë. Një i ri ka mbetur i plagosur mbrëmjen e kaluar.

Sipas të dhënave zyrtare mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:45, në Rrugën “Tre Dëshmorët” kur është lënduar lehtë në dorë me armë zjarri shtetasi D. V.,24 vjeç.

Pas hetimeve intensive, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 , kanë bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme në Yzberisht.

Si rezultat i reagimit në kohë dhe veprimeve hetimore të kryera u bë identifikimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit I. A., 24 vjeç, si dhe shpallja në kërkim e shtetasit F. A. dhe vijon puna për kapjen e tij.

Nga veprimet e para hetimore rezulton se më datë 25.09.2019, rreth orës 22.45 në rrugën e Qelqit, dyshohet se këta shtetas kanë qëlluar me armë zjarri dhe për pasojë është plagosur në dorë shtetasi D. V., jashtë rrezikut për jetën.

Nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit F. A., Policia gjeti dhe bllokoi në cilësinë e provës materiale dy thika, të dyshuara si armë të ftohta.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY