“Tryeza për reformën zgjedhore”/Ambasada Amerikane vlerëson Bashën: Përpjekjet e tij demonstrojnë udhëheqësi...

“Tryeza për reformën zgjedhore”/Ambasada Amerikane vlerëson Bashën: Përpjekjet e tij demonstrojnë udhëheqësi të vërtetë

33
0
Shares

Ambasada e SHBA në Tiranë ka reaguar pas vendimit të opozitës së bashkuar për të dërguar përfaqësues në tryezën për Reformën Zgjedhore, ku e  pranishme është edhe OSBE.

Sipas përfaqësuesve të SHBA në Tiranë, me këtë vendim kreu i opozitës, Lulzim Basha, demonstroi udhëheqësi të vërtetë.

Shtetet e Bashkuara mirëpresin vendimin e partive opozitare për të dërguar përfaqësues në konferencën për reformën zgjedhore bashkërenduar nga parlamenti dhe Prezenca e OSBE-së në Shqipëri. Ne përshëndesim Kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha që thirri një takim të opozitës dje. Përpjekjet e tij demonstrojnë udhëheqësi të vërtetë mbi një çështje thelbësore për forcimin e mëtejshëm të institucioneve demokratike të Shqipërisë.

Shtetet e Bashkuara mbështesin miratimin e reformave të nxitura nga ekspertët zgjedhorë të OSBE/ODIHR në mënyrë që Shqipëria të mund të zhvillojë zgjedhje që janë të lira nga shtrëngimi, trysnia politike, dhe blerja e votes. Populli shqiptar nuk meriton asgjë më pak se sa kjo”, thuhet në reagimin e SHBA.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY