“Rama po bën prapë dasëm pa nuse”, Basha: Negociatat hapen pas plotësimit të 9 kushteve

Ndaje

Kryedemokrati Lulzim Basha, teksa ndodhet në një bashkëbisedim me gazetarët, ka folur lidhur me negociatat dhe kushtet që Gjermania vendosi, duke bërë përgjegjës Kryeministrin Edi Rama.

Ndërsa përshëndeti vendimin e grupeve kryesore Gjermane një ditë më parë për Shqipërinë, Basha tha se vendosja e kushteve shtesë për vendin, reflekton dështimet e kryeministrit.

Në emer të PD dhe opozitës së bashkuar të garantojmë çdo qytetar shqiptar dhe partnerët tanë, BE, partnerët tanë strategjijë euroatlantikë se PD dhe opozita e bashkuar do të bëjë gjithçka që vendit t’i hapen sa më parë negociatat. Për këtë duhet një lexim realist i situatës, çka mungoi dje.

Për herë të katërt Edi Rama i hapi negociatat dhe jo më kot mediat dhe rrjetet sociale i kujtuan mashtrimet e njerëzve çdo vit. Mediat kryesore, fatkeqësisht, iu bashkuan Edi ramës në dasmën pa nuse. Por vetëm e vërteta na ndihmon të shkojmë përpara. E vërteta është kur vendi të plotësojë 9 kushte të ndara në dy faza. Për herë të parë kemi nje mekanizëm me dy faza, ndërkohë që maqedonise kapitujt do tli përcaktohen që në konferencën e parë. Ndërsa ne kemi dy kushte, vënien në punë të gjykatës kushtetuese dhe gjykatës së lartë, reformën zgjedhore gjithëpërfshirëse. Konferenca e dytë do të ndodhë vetëm nëse janë zbatuar 7 kushtet e tjera“,- u shpreh Basha.

loading...
Loading...

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

Leni një përgjigje