“Për herë të parë na vendoset ky kusht”, Kryemadhi: Ndodhi pas 30...

“Për herë të parë na vendoset ky kusht”, Kryemadhi: Ndodhi pas 30 viteve, e kishim pikë të fortë…

142
0
Shares

Pas kreut demokrat dhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka thirrur nje tryeze diskutimi me gazetarët.

Aleatja e Bashes ka komentuar një prej kushteve që Gjermania i vendosi Shqipërisë, e cila për Kryemadhin ndodh per here te pare ne 30 vite tranzicion.

“Jo pa qëllim e kalova njërën nga pikat që është për herë të parë në periudhën e tranzicionit, PE dhe BE ka vendosur, fqinjësi e mirë dhe bashkëpunim rajonal. Për herë të parë Shqiperise i vendoset një kusht i tillë, në gjithë progres raportet, një nga pikat më të forta që ka pasur ishte fqinjësi e mirë” – u shpreh Kryemadhi.

Ajo shtoi më tutje: Për herë të parë i cënohet pozicioni i saj politik dhe diplomatik cështja e fqinjësisë së mirë, domethene që politika e jashtme shqiptare, pas 30 vitesh eksperiencë ka qenë një nga pikat më të pacënueshme, sot po cënohet, nga një faktor stabiliteti po e kthejnë në faktor destabiliteti. Kjo është shumë e rëndë, e rëndësishme për vazhdimësinë e bashkëpunimit të vendit dhe për te vazhduar bashkëpunimin me BE dhe me SHBA”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY