Gjykata Kushtetuese ende larg plotësimit, nevoja për mirëkoordinim mes Parlamentit dhe Presidencës

Gjykata Kushtetuese ende larg plotësimit, nevoja për mirëkoordinim mes Parlamentit dhe Presidencës

52
0
Shares

Institucioni më i lartë gjyqësor në vend, që bën interpretimin përfundimtar të Kushtetutës, eshte ende larg nga dita e funksionimit normal të saj.

Deri me tani jane 4 emra të rinj, por që  nuk e nxjerrin nga ngërçi Gjykatën Kushtetuesen. Aktualisht ajo ka vetëm një anëtar, ndërsa numri minimal i nevojshëm për funksionimin e saj është 6 anëtarë.

Pasi i kaloi në filtra verifikues të figurës dhe profesionalizmit, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka vendosur renditjen përfundimtare të gjashtë kandidatëve që synojnë 4 vende të saj. Dy prej tyre do të përzgjidhen nga Presidenti dhe dy nga Kuvendi.

Burime pranë KED thanë për A2 se pas miratimit të listave, po përgatitet dokumentacioni i nevojshëm shoqërues dhe se në ditët në vijim ato do t’i përcillen këtyre dy institucioneve përzgjedhëse.

Por situata nuk është e thjeshtë. Disa prej kandidatëve, kanë shprehur interes edhe për vakancat e Presidentit dhe të Parlamentit. Kjo do të thotë që dy institucionet duhet të koordinohen për të mos zgjedhur të njëjtët emra. Në të kundërt, procedura e përzgjedhjes duhet të nisë nga e para, që përkthehet në disa muaj të tjerë vonesë.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY