RESHJET/ 18 porosite e policise rrugore per drejtuesit e makinave

RESHJET/ 18 porosite e policise rrugore per drejtuesit e makinave

59
0
Shares

Policia Rrugore ka udhezuar sot drejtuesit e mjeteve qe te kene vemendje te shtuar pergjate diteve me reshjw.

Nisur nga moti i keq, me reshje të dendura shiu në disa zona të vendit kryesisht në Tiranë, Durrës, Elbasan Krujë, Lezhë, Shërbimi i Policisë Rrugore tërheq vëmendjen e drejtuesve të mjeteve të bëjnë kujdes të veçantë sidomos:

• Kufiri i shpejtësisë së mjeteve duhet të jetë jo më shumë 50 Km/h nëse dukshmëria është me e vogël se 100 metra.

Në situatën e rënduar të motit në tunele, në hyrje dhe në brendësi të tyre:

• Zvogëloni shpejtësinë;
• Aktivizoni ajrin riqarkullues të kabinës së mjetit;
• Nëse konstatohet rrezik ndaloni para hyrjes së tuneleve;
• Mbani krahun e djathtë;
• Respektoni shpejtësinë e lejuar të treguar nga sistemi i sinjalizimit;
• Aktivizoni sinjalin bllokues në rast rreziku;
• Bëni kujdes nga ndryshimi i kushteve atmosferike, mbi sipërfaqen e rrugës;
• Bëni kujdes nga ndryshimi ndriçimit në hyrje dhe dalje të tunelit.

Në raste përfshirje aksidentesh duhet të mbani parasysh:

• Mos lëvizni nga vendngjarja;
• Telefononi menjëherë në numrin 112 dhe prisni mbërritjen e ndihmës së parë;
• Jepni informacion për emrin dhe numrin tuaj të telefonit, vendin ku ka ndodhur ngjarja dhe nëse nevojitet ndërhyrja;
• Aktivizoni sinjalin bllokues të rrezikut;
• Sigurohuni që jeni të dukshëm nga të tjerët (vishni jelek fosforeshentë) dhe evitoni mundësinë e ndodhjes së ndonjë aksidenti tjetër ose rëndimin e pasojave;
• Vendosni trekëndëshin e rrezikut në distancë të mjaftueshme;
• Ndaloni në të djathtë të karrexhatës nëse është mundësia;
• Përdorni mjetet e ndihmës së parë;
• Largimi nga vendi i ngjarjes, rrezikon ndalimin dhe arrestimin e menjëhershëm, përveç pezullimit të lejes së drejtimit.

Drejtuesit e mjeteve të evitojnë përdorimin e alkoolit gjatë drejtimit të mjeteve dhe të tregojnë kujdes maksimal për të evituar përfshirjen në aksidente dhe ngjarje rrugore.

#kontribuodhetipersigurinerrugore

Policia RrugoreNisur nga moti i keq, me reshje të dendura shiu në disa zona të vendit kryesisht në Tiranë, Durrës,…

Publiée par Policia e Shtetit sur Lundi 23 septembre 2019

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY