Përmbyten 3 shkolla në Tiranë, ministrja njofton anullimin e mësimit

Përmbyten 3 shkolla në Tiranë, ministrja njofton anullimin e mësimit

97
0
Shares

Situatës me reshjet e shiut nuk i ka shpëtuar as kryeqyteti, ku të gjithë e kujtojmë sesi shndërrohet vendi ku ka reshje të dendura.

Tre shkolla janë përmbytur si pasojë e reshjeve të dendura të shiut në kryeqytet. Lajmi është bërë i ditur nga vetë ministrja e Arsimit Besa Shahini përmes një postimi në facebook.

Për shkak të reshjeve të mbrëmshme janë përmbytur katet e para të shkollës 9-vjeçare “Sabaudin Gabrani”, shkollës 9-vjeçare “Yzberisht” dhe shkollës 9-vjeçare Lalm – të gjitha në Tiranë. Si pasojë, sot në këto shkolla nuk bëhet mësim.

Ekipet e Bashkisë dhe Ministrisë janë duke punuar në terren. Dita e mësimit sot do të zëvendësohet në një ditë tjetër ndërsa po përpiqemi që këto shkolla të hapen nesër.” shkruan Shahini.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY