“Nga morti në mort”/ Aksidenti tragjik me 4 viktima, lidhja familjare mes...

“Nga morti në mort”/ Aksidenti tragjik me 4 viktima, lidhja familjare mes personave

77
0
Shares
Foto Ilustruese

Nga aksidenti i tmerrshëm që ndodhi mesditën e sotme në aksin Elbasan-Peqin, pranë fshatit Papër humbën jetën katër gra dhe u plagosën tre persona të tjerë. Sipas informacioneve viktimat i përkasin të njëjtës familje me origjinë nga Gramshi.

Fatime Hoxha, Fatushe Agolli, Lumturi Hoxha dhe Jonida Kotorri bashkë me shoferin Gëzim Kotorri, udhëtonin nga Tirana drejt fshatit Shtëpanjë në Elbasan. Sipas informacioneve të tjera, gratë që humbën jetën po shkonin të bënin gati xhenazenë pas vdekjes së burrit të njërës prej grave në spital.

Aty ku do të zhvillohej ceremonia mortore e bashkëshortit të një prej viktimave që humbi jetën sot. Fatime Hoxha do të shkonte të varroste bashkëshortin e saj që kishte humbur jetën në spital, pa e ditur se ky do të ishte udhëtimi i tyre i fundit në jetë.Mësohet se Fatimja do të varroset njëkohësisht me bashkëshortin e saj.

Në aksident janë përfshirë tre automjete një tip ‘Seat’, një ‘Ford’ dhe një Skoda’. Makina tip ‘Seat’ drejtohej nga Gëzim Kotorri i cili ka mbetur i plagosur gjithashtu nga përplasja e fortë.

Shoferi i automjetit Skoda që është përfshirë në këtë aksident quhet Oltion Shehi ndërsa shoferi i tretë i Fordit është E.R. Të tre shoferët janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY