Aksion i madh në Perugia, kapen shqiptarë më drogë mijëra euro

Aksion i madh në Perugia, kapen shqiptarë më drogë mijëra euro

73
0
Shares
Gdf Pg

Tre shqiptarë dhe dy tunizianë u arrestuan nga policia italiane pas një hetimi të detajuar nga karabinierët në Perugia, mbi atë që konsiderohet një veprimtari e gjerë e trafikimit ndërkombëtar të drogës.

Arrestimet dhe ndalimet kanë përfshirë edhe persona të tjerëndërsa grupi kryente tregtimin e heroinës, kokainë, hashashit, opiumit dhe drogave sintetike në kryeqytetin Umbrian.

Gdf Pg

“Ansa” shkruan se operacioni u inicua duke monitoruar lëvizjet e një italiani në Perugia, i cili me kthimin e tij nga Maroku, u arrestua me një ngarkesë të madhe hashashi, ndërsa në shtëpi policia gjeti opiumin, kokainë dhe ketaminë të lëngshme.

Gjithsej katër arrestime u kryen në flagrancë dhe u raportuan 12 persona. Hetuesit kanë dokumentuar 97 raste të tregtimit të drogës dhe u gjetën mbi 3 kg drogë (1.700 gram hashash, 600 gram heroinë, 220 opium dhe 36 grama kokainë, përveç 700 mililitra ketaminë të lëngshme), të destinuara për sheshet e tregut të qytetit, i cili do të kishte sjellë rreth 100,000 euro fitime.

Gdf Pg

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY