TABELA/Parashikimi i motit për 5 ditë, vendi përfshihet nga rrebeshe e stuhi

TABELA/Parashikimi i motit për 5 ditë, vendi përfshihet nga rrebeshe e stuhi

247
0
Shares

Moti në vend do të karakterizohet nga reshje shiu dhe nga një kohë e vrenjtur. Njoftimin e japin Meteoalb dhe SHMU, të cilat sqarojnë detajet per të gjithë ditët e javës dhe se ku do te ketë stuhi dhe reshje shiu me të shumta.

“Rrebeshe shiu dhe stuhi-afatshkurtra ere do te perfshijne vendin ne oret e mesdites dhe deri mengjesin e se martes. Kjo situate e motit mbetet prezent deri ne mesditen e neserme KUR pritet dobesim i ndjeshem i intensitetit te shirave. Era do te jete e forte me shpejtesi mbi 65 km/h duke sjelle probleme ne brigjet detare”,-njofton  Meteoalb.

Njoftimi sipas SHMU

Dita e hene dhe ajo e Martë do të jenë me mot të vranët në të gjithë territorin.

Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme dhe lokalisht të vazhdueshme me intensitet mesatar deri edhe të lartë në formën e stuhive dhe rrebesheve. Kjo situatë më tepër do të jetë e theksuar përgjatë vijës bregdetare dhe zonat e ultësirës perëndimore ndërsa relievet malore do të preken më pak.

Dita e Mërkurë do të ketë përmirësim me mot me alternime kthjellimesh dhe vranësirash dhe reshje shiu të dobta dhe lokale. Dita e Enjte pritet përsëri përkeqësim i motit me reshje shiu me intensitet mesatar deri dhe të lartë në formë stuhish dhe rrebeshesh në zonën e qendrës dhe atë të veriut ndërsa zona e jugut do të preket nga reshje shiu me intensitet të ulët. Java mbyllet me ditën e Premte me mot me alternime vranësirash e kthjellimesh dhe reshje shiu të dobta dhe lokale deri në orët e mesditës.

Temperaturat në vlerat minimale pritet të kapin vlerat nga 9ºC deri në 17ºC ndërsa ato maksimale 17ºC deri në 29ºC. Për rajone/zona të veçanta shihni edhe tabelën bashkëngjitur.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY