Pas mbylljes së shkollave në Tiranë, Durrës dhe Elbasan, pushim dhe për...

Pas mbylljes së shkollave në Tiranë, Durrës dhe Elbasan, pushim dhe për prindërit në administratë

76
0
Shares

Pas lajmit se nxënësit e shkollave në Tiranë, Durrës, Elbasan do të ishin pushim për shkak të tërmetit, ministrja harroi të zgjidhte pjesën tjetër, se kush do të kujdesej per këtë fëmijë nëse ata do të qëndronin në shtëpi dhe prindërit e tyre do të ishin në punë.

Ndaj, ministria ka njoftuat se ditë pushimi të jetë njëkohësisht edhe për prindërit e nxënësve të shkollave 9-vjecare, të cilët punojnë në administratë shtetërore.

Sipas ministres Shahini, qytetarët nuk janë gati emocionalisht që të vijnë në shkollë. Ministrja foli për 98 shkolla, të cilat kanë pësuar dëmtime nga tërmeti, si plasaritje fasadash.

Shahini: Kam qenë në komunikim të drejtpërdrejtë me të gjithë drejtuesit e të gjithë shkollave dhe që dje nuk kemi nxënës dhe mësues të lënduar. E përqendruam në zonët më të prekura nga tërmeti, sot kemi vetëm 2 shkolla që janë raportuar në gjendje jo të sigurta, një një qendër Bërxullë që do sillen në shkollën qendër. Një tjetër në periferi të Tiranës. Në total janë 98 shkolla që kanë pësuar dëmtime si plasaritje fasadash, pjesa më e madhe është pastruar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY