Ndryshon numrin dosja e bujshme “184”, ja pse prokurorët po i zgjatin...

Ndryshon numrin dosja e bujshme “184”, ja pse prokurorët po i zgjatin sërish hetimet

73
0
Shares

Prokuroria e Dibrës zgjat  me tre muaj afatet për dosjen e bujshme “184”, e cila përmban përgjimet e zyrtarëve të lartë të Partisë Socialiste, ministrave, ish-ministrave dhe deputetëve, për pazaret e shit-blerjes së votave në Qarkun e Dibrës, gjatë fushatës për zgjedhjet e pjesshme vendore të vitit 2016.

Sipas burimeve, thuhet  se prokurorët e Dibrës janë duke studiuar dosjen me kujdes. Sakaq, dosja “184” ka ndryshuar edhe numrin, duke marrë numrin e ri “385”, për shkak se është regjistruar si procedim në Prokurorinë e Dibrës.

Dy prokurorët që hetojnë dosjen janë Rifat Kojku dhe Belina Zeneli.

Prokurorët u caktuan nga drejtuesja e Prokurorisë së Dibrës pasi dosja iu dërgua për kompetencë nga Prokuroria e Përgjithshme pasi u ndryshua vepra penale dhe nuk kishim të bënim me “bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY